Sot ditë me diell, sa do të jenë temperaturat

8 April 2026, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot ditë me diell, sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 ballë.

 



Video