Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy persona kanë mbetur pas një shpërthimi të fuqishëm icili ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në Hagë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 06:15 të mëngjesit.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se të paktën 20 njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa 3 persona mes tyre një fëmijë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas autoriteteve të paktën pesë shtëpi u shkatërruan nga ky incident.
Sakaq ekipet vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar për njerëzit që mund të jenë aty.
Policia është në kërkim të një makine e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas shpërthimit.