Rrethimi i “Dobraçit”, zbardhet arsyeja pse SPAK “zbarkoi” në VILAT e Bajrajve!

12 December 2024, 13:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrethimi i “Dobraçit”, zbardhet arsyeja pse SPAK
Safet Bajri

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e SPAK në Shkodër. Kontrolle janë kryer në banesat e Safet, Behar dhe Enver Bajrit, ku janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.

Mësohet se kontrollet nuk janë kryer vetëm në lidhje me masakrën e ndodhur në Dobraç, por edhe në lidhje me një hetim të ri të nisur nga Prokuroria e Posaçme.

Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa raportohet në rrugë operative se janë lëshuar edhe urdhërarreste.

Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Masakra e 30 tetorit 2024 në Shkodër, ku nga atentati humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, mbetet ende pa autor zyrtar përgjegjës për porositjen apo kryerjen e saj.


Video