Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës, evakuohen dhjetëra banorë! Përmbytet edhe Veliera

6 January 2026, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës,
Permbytjet ne Durres

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme të shumta materiale në Durrës, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje dhe infrastrukturën urbane.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 100 banesa janë përmbytur ose të rrethuara nga uji.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 23 forca, 8 mjete të Emergjencave Civile dhe 7 motopompa, të cilat po punojnë për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës.

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës,

Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave më problematike.

E përmbytur ka mbetur edhe zona e Velierës së Durrësit, një projekt i shumëdebatuar publik, që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë.

Pamjet nga terreni tregojnë se investimi është kthyer në një tjetër shembull të problematikave infrastrukturore, duke u përmbytur pas reshjeve intensive.

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës,



Video