Pozicioni i ri i Shqipërisë në OKB, ç'do të thotë të jesh "bashkëpenmbajtëse" në Këshillin e Sigurimit 

5 February 2022, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pozicioni i ri i Shqipërisë në OKB, ç'do të
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Olta Xhaçka

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse (co-penholders) në Këshillin e Sigurimit të OKB për çështjen e Ukrainës.

Kryeministri, Rama gjatë një konference për mediat e cilësoi këtë si “një përgjegjësi të madhe” të Shqipërisë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e afron më shumë me SHBA.

“Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe një konfirmim i padiskutueshëm i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.


Sipas Ramës, Shqipëria vlerësohet si një vend që promovon paqen, sigurinë, duke iu referuar rolit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për periudhën Janar 2022 – Janar 2023.

Por, çfarë është co-penholders në Këshillin e Sigurimit?

Bashkëpenëmbajtës quhet bashkëpunimi mes një vendi anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe një vendin jo të përhershëm.

Për herë të parë në realitet një bashkëpunim i tillë u arrit nga bashkëpunimi i Mbretërisë së Bashkuar që është anëtare e përhershme me Gjermaninë, anëtare jo e përhershme, për çështjen e Libisë dhe Sudan në 2019.

Gjatë 2020 asnjë nga anëtarët e përkohshëm nuk kërkoi një bashkëpunim të tillë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Thënë ndryshe, roli i ri i Shqipërisë ka të bëjë me organizimin e brendshëm të Këshillit të Sigurimit në funksionimin e grupeve dhe nëngrupeve.

Aktualisht, Shqipëria përmes ambasadorit të saj Ferit Hoxha është e angazhuar në çështje që kanë të bëjnë me Irakun, Libanin dhe Jemenin.


Video