Përmbytjet masive, reagon Delegacioni i BE-së: Jemi të gatshëm të mbështesim popullin shqiptar!

8 January 2026, 19:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytjet masive, reagon Delegacioni i BE-së: Jemi të
Permbytjet

Pas situatës së rënduar të përmbytjeve që ka prekur disa zona të vendit, ka reaguar Delegacioni i Bashkimit Evropian në një postim në rrjetin social X, ku shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian po i ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë.

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe imazhet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Së bashku me shtetet anëtare, BE-ja qëndron e gatshme të mbështesë popullin shqiptar për t’u përballur me motin ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

Kujtojmë që më herët dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, reagoi në lidhje me situatën duke bërë thirrje për kujdes maksimal, veçanërisht për shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Sipas njoftimit, ambasada amerikane thekson se po ndjek nga afër zhvillimet në të gjithë territorin e vendit.


Video