Paralizohen linjat e autobusit në Kamëz, qindra qytetarë kanë bllokuar nisjen (VIDEO)

28 November 2023, 08:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralizohen linjat e autobusit në Kamëz, qindra qytetarë
Protesta në Kamëz

Një situatë e pazakontë është krijuar në Kamëz.

Qytetarët në shenjë proteste kanë bllokuar nisjen e autobusëve të linjës Kamëz-Tiranë.

Mësohet se shkak është bërë vonesa në shpërndarjen e aboneve të kësaj linje.

Sipas dëshmive, qytetarët janë njoftuar se abonetë do të shpërndaheshin sot dhe pas një pritje prej gati tre orësh, janë njoftuar se blerja e tyre do të bëhet nesër.

Siç shihet nga videot, policia po tenton të negociojë me qytetarët dhe të shpërndajë protestuesit.

Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar deri në Fushë Krujë.  


Video