Pamjet nga Korridori VIII, investimi strategjik vijon punën paralelisht në disa lote (VIDEO)

23 September 2024, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamjet nga Korridori VIII, investimi strategjik vijon punën paralelisht

Ditën e sotme janë publikuar pamjet nga Korridori i VIII një nga investimet strategjike që lidhet me rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Kryeministri Rama njofton përmes një postimi në faqen e tij se në Korridor VIII 'po punohet paralelisht në disa lote për të finalizuar këtë vepër'

Disa lote janë hapur për qarkullimin e automjeteve, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi këto lote shtrihen përgjatë lumit Shkumbin. Segmenti rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Korridori VIII është një nga investimet më të kushtueshme financiare.

Sipas dokumentit të rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro. 

Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.

Finalizimi i projektit të Korridorit VIII do t’i sjellë shumë avantazhe ekonomisë së vendit tonë dhe do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë tepër strategjike.


Video