OSBE vlerëson AMP-në, mbështetje si partnere afatgjatë

9 April 2024, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OSBE vlerëson AMP-në, mbështetje si partnere afatgjatë
OSBE vlerëson AMP-në

15 punonjës të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore morën pjesë në trajnimin e realizuar nga OSBE-ja, të fokusuar tek etika, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe praktikat procedurale e hetimore në punën e Agjencisë.

Darko Angelov, drejtuesi i Departamentit për Bashkëpunim në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së, theksoi rëndësinë e pastrimit të forcave ligjzbatuese nga elementë të korruptuar. Ai garantoi mbështetjen e OSBE-së, si partnere afatgjatë e Ministrisë së Brendshme dhe e strukturave në varësi të saj.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Police, Florian Sulejmani tha se, trajnimi do të ndihmojë në aftësimin e mëtejshëm profesional të punonjësve të Agjencisë dhe në përmbushjen e misionit të saj.


Video