EMRAT: Ndryshime në Policitë e disa qyteteve, emërohen shefat e rinj

23 January 2023, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT: Ndryshime në Policitë e disa qyteteve, emërohen shefat e

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në disa komisariate të vendit.

Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Devoll, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë  dhe Krujë kanë ndryshuar.

Nga ana tjetër Oltion Agolli, me detyrë shef komisariati në Pogradec është emëruar në Sarandë.

Ndërkohë, Klondian Kondi ka zënë vendin e tij në Pogradec, kurse në Shkodër ikën Asllan Shyti dhe është emëruar Idriz Daulle.

Ndryshime edhe tek shefat e komisariateve të Bilishtit dhe Pogradecit.

Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit, duke zëvendësuar Besim Palamanin, i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.

Palamani dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm.

Shef i Komisariatit nr.2  në Tiranë është emëruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë dhe në Krujë emërohet Elton Shahini. 

Në Kavajë ikën Emiljano Pashaj, pritet emërimi i ri.  

 


Video