Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një i mitur është përplasur nga një autoblindë që shërben për transportimin e parave.
Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip "Fiat" i kompanisë “Breçani Security”, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.
I mituri wshtw dërguar me urgjencw nw spitalin Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.