Tragjike në Klos, 33 vjeçari bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat!

12 July 2026, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Klos, 33 vjeçari bie nga shkëmbi dhe mbytet në
Klos

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.

33-vjeçari, Erkin Lika dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse.

Në vendngjarja kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA.

Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.

 

 


Video