Me pistoletë në 'brez' në ish-Bllok/ Shoqërohet në polici, Erik Fullani

20 February 2023, 14:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me pistoletë në 'brez' në ish-Bllok/ Shoqërohet
Në foto: Erik Fullani

Policia ditën  e sotme shoqëroi në zonën e ish-Bllokut, Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 29-vjeçari është ndaluar pasi ështe pikasur nga shërbimet e policisë së komisariatit Nr.2 në posedim të një arme pistoletë.

Fullani në momentin e ndalimit nga policia e mbante armën në brez dhe ka pretenduar se posedon një leje për ta përdorur atë.

Sipas 29-vjeçarit rezulton se ai është i punësuar pranë një kompanie Security dhe është pajisur me armë. Fullani është shprehur se leja i mundëson që armën tip “Glock” ta mbajë me vete për shkak të detyrës që ushtron.

Burime për VoxNews nga policia thanë se arma që kishte djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte me leje dhe u shoqërua për verifikim.

 



Video