Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, janë tre personat e arrestuar bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Të tre kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e ekzekutorit të dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Policia.
Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar.
Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”.
Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.