Kush i ka 400 mijë eurot e vjedhura nga pastruesja 'Rozeta', pse nuk del pronari?

10 January 2023, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush i ka 400 mijë eurot e vjedhura nga pastruesja 'Rozeta', pse
Në foto: Alda Klosi

Ende nuk ka asnjë 'pronar' i 400 mijë eurove të sekuestruara në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, disa persona janë paraqitur në komisariat dhe kanë njohur disa prej bizhuterive që janë gjetur në banesën e Rozeta Dobit.

Nuk ka asnjë denoncim zyrtar tjetër për znj. Dobi dhe të birin por ka vetëm njohje të gjërave personale. Ndërkohë që për Alda Klosin, zyrtaren e cila ka denoncuar se i kanë vjedhur mbi 120 mijë euro, ka nisur një verifikim paraprak për pasurinë e saj. Prokuroria ka nisur shkresat të gjitha institucioneve në lidhje me pasuritë e znj. Klosi.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë.

Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj.

Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Ish-shefja në kabinetin e zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila ra pre e grabitjes nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, do të merret sërish në pyetje nga prokuroria. Mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në prokurori 5 ditë pasi ka ndodhur grabitja në shtëpinë e saj./VoxNews


Video