Jorgo Goro mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lehtësimin e masës së arrestit

24 September 2024, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jorgo Goro mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave në bregdet.

Ai ndodhet aktualisht nën masën "arrest në burg" për akuzat "falsifikim i dokumenteve" dhe "shpërdorim detyre" pasi dyshohet se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin gjatë procesit të trajtimit të një kërkese të paraqitur nga kryetari aktual i komanduar i të njëjtës njësie vendore, Arqile Bollano, prej nga ky i fundit ka përfituar mbi katër dynymë tokë në mënyrë të paligjshme.


Video