"Jam zhgënjyer", Rovena Voda: Prokurori Klodian Braho jo profesional dhe pa integritet

17 January 2023, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
 
"Jam zhgënjyer", Rovena Voda: Prokurori Klodian Braho jo
Rovena Voda dhe Klodian Braho

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka kritikuar dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Altin Dumani, për mënyrën se si kanë vepruar me procesin e saj, ku akuzohej për korrupsion.

Voda në një intervistë televizive thotë se zhgënjimin më të madh e ka patur prej prokurorëve, duke i konsideruar si joprofesional. Ajo thotë se në rastin e saj ka parë pjesën e keqe të prokurorëve, duke lë të nënkuptuar se prokurori Klodian Braho është pa integritet. Sipas saj, drejtësi e rë nuk do të thotë dënime sa më shumë, por zbatim të ligjit.

Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provuar se nuk ka folur për ndonjë vend pune dhe se nuk ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike.

“Në çështjen time ka pasur dy prokurorë. Një nga prokurorët është zoti Altin Dumani dhe prokurori tjetër është zoti Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit, sepse fashikujt e gjykimit përmbajnë 5 dosje, pra 5 volume të mëdha, ka rezultuar sigurisht që unë jam takuar, siç jam takuar edhe me qytetarë të tjerë. I kam takuar. Takimi, siç ka rezultuar në fakt edhe nga bisedat e mia, mesazhet që kam shkëmbyer me zonjën Hasani, me zonjën Florida Beu nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk kam pasur as numrin e saj të telefonit, jemi takuar sigurisht, jo vetëm bisedë shoqërore, por edhe për të marrë informacion.

Pra, ato janë takuar me mua edhe për të pyetur sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike, për të marrë informacion. Kjo është vërtetuar edhe me deklaratat që kanë dhënë vetë dy zonjat e tjera. Gjithsesi, ky nuk ka qenë fokusi i bisedave të gjata të mia, që unë kam pasur me zonjën Hasani, biseda këto që kanë filluar ndër vite, ku kurrë nuk është folur në këto biseda, asnjëherë nuk është biseduar, e  provuar me aktin e ekspertimit telefonik, për ndonjë pozicion pune, për ndonjë favorizim, për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike, apo për kërkim, marrje, dhënie përfitimi të paligjshëm.

Të parët që më kanë zhgënjyer janë dy prokurorët e SPAK-ut, që kishin dosjen time. Zhgënjimi ka qenë shumë i thellë. Kam besuar gjithmonë në profesionalizmin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Unë nuk e kam me të gjithë prokurorët. Ka prokurorë shumë të mirë, ka prokurorë me integritet, por në rastin tim kam parë pjesën e keqe, pra pjesën e jo profesionalizmit, tek drejtësia dhe kjo më dhemb më shumë.

Unë nuk kam nevojë për përkrahje, por kam dalë këtu për të folur për fenomenin. Drejtësi e re nuk do të thotë, dënime më shumë. Drejtësi e re, do të thotë që të zbatosh ligjin. Së pari, legjislacionin e brendshëm dhe së dyti, edhe të drejtat evropiane për të drejtat e njeriut.” –u shpreh ajo për EuroNews.

 


Video