Incident në protestën e 96-të, hiqet flamuri maqedonas nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit e cilësojnë provokim

3 September 2026, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incident në protestën e 96-të, hiqet flamuri maqedonas nga sheshi
Hiqet flamuri maqedonas nga sheshi “Skënderbej”

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 96-të, duke vijuar prej më shumë se tre muajsh me tubime dhe marshime të përditshme në kryeqytet.

Por protesta e sotme është shoqëruar edhe me një incident në sheshin “Skënderbej”, ku ishte vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.

Protestuesit e kanë cilësuar vendosjen e flamurit maqedonas në shesh si një provokim, duke ndërhyrë për ta hequr atë nga hapësira publike.


Tubimet e përditshme vijojnë prej më shumë se tre muajsh në Tiranë, ndërsa protesta ka përfshirë marshime dhe aksione të ndryshme qytetare.


Video