I mbajti “peng” gruan dhe fëmijët/ Gjykata lë në qeli Jetnor Zhabolin, 35-vjeçari para gjykatësve: Doja t’i mbroja!

29 January 2024, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I mbajti “peng” gruan dhe fëmijët/ Gjykata lë në
Jetnor Zhaboli

Burg me afat 20 ditor ka vendosur Gjykata e Tiranës për Jetnor Zhabolin, i cili mbante të izoluar gruan dhe fëmijët e tij prej një vit.

Prokuroria kishte kërkuar 30 ditë heqje lirie, deri në daljen e aktekspertizës ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për 35-vjeçarin.

Në seancë, avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri ne rezultatet e akt-ekspertizës.

Jetnor Zhaboli, para togave të zeza ka pretenduar se gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta.


Video