Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë, banorët: Të merren masa ose vetëgjyqësi!

24 July 2025, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë,
Mirditë

Banorë të Mirditës janë mbedhur sot në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve HEC-et në fshatra.

Ata theksojnë se këto projekte do të dëmtojnë rëndë jetesën e tyre, pasi ekonomia e fshatit mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, dy sektorë të cilat janë të rrezikuara nga ndotja dhe ndryshimet që do të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve.

Sipas tyre lumenjtë në fshatra po thahen nga uji, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve.

Banorët janë të vendosur të mbrojnë tokat dhe pasuritë e tyre natyrore dhe kërkojnë të merren masa ose në të kundërt paralajmërojnë për vetëgjyqësi.


Video