Grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" janë rikthyer sërish duke publikuar të dhënat e marra nga shteti shqiptar.
Ditën e sotme, në grupin e tyre në Telegram, ata kanë publikuar të dhënat e patentave të shqiptarëve.
Tek dokumenti i publikuar janë të dhënat e patentave si emri, mbiemri, atësia, datëlindja, adres, grupi i gjakut (patentat e vjetra), ID e kartonit apo edhe datat e lëshimit dhe skadimit. Këto të dhëna dyshohet se janë marrë nga sulmi kibernetik që iu bë "e-albania".
"A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?" shkrujnë ata krahas dokumentit të publikuar në Telegram.
