Grabitja e argjendarisë në Kamëz, dalin pamjet kur autorët e armatosur largohen me motor (VIDEO)

16 May 2026, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, dalin pamjet kur autorët e

Janë publikuar pamjet kur dy grabitësit largohen nga argjendaria në Kamëz me bizhuteritë e vjedhura dhe me armë në dorë.

Nga vendi i ngjarjes ata janë larguar me një motor ndërsa kanë qenë me skafandra në kokë për tu mos identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në argjendarinë “Roy” në qendër të Kazmës dhe vetëm pak metra larg komisariatit. Njëri prej autorëve ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar shitësin gjatë grabitjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë, ndërsa po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Video