Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest në shtëpe”, nxënësin 16-vjeçari që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.
I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lezhës.
Mësohet se ndaj tij janë ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.
Mësuesja M.P dy ditë më parë u goditur me karrige nga nxënësi brenda mjediseve të shkollës. Ajo u dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditja.
Gjithashtu pati edhe një bojkot nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë.