Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar.
Trupa gjykuese ka vendosur që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
Ditën e hënë, protestuesit tentuan të protestonin në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuarat Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve u shoqëruan nga efektivët.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.