Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervis Lamit, ortaku i ish-drejtorit të ARRSH mbetet në burg

4 December 2024, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervis Lamit, ortaku i ish-drejtorit
Evis Berberi / Ervis Lami

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, i cili kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e tij në qeli.

Ervis Lami i cili u arrestua me urdhër të SPAK bashkë me Evis Berberin dhe Valter Begajn, u la i lirë nga Gjykata e Posaçme në datë 14 qershor të këtij viti.

Vendimi i shkallës së parë u ankimua nga prokuroria e posaçme në Apel. Shkalla e dytë ne datë 25 korrik vendosi rikthimin e Lamit në qeli.

Rrëzimi i rekursit u bë treshja gjykuese ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.


Video