GJKKO lëshoi urdhër arresti për trafik droge/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, dyshohet se fshihet në…

29 July 2025, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO lëshoi urdhër arresti për trafik droge/ Zbulohet FOTO-ja e
Elidon Skëndaj

Personi në foto është Devid Boraj, me tre identitete, për të cilën GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti, në kuadër të operacionit të SPAK kundër trafikut të drogës.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

GJKKO lëshoi urdhër arresti për trafik droge/ Zbulohet FOTO-ja e
Foto e publikuar nga Panorama

Nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.


Video