Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në Pogradec, dyshimet e para

8 September 2023, 08:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në Pogradec, dyshimet e para
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, është gjetur i pajetë personi me incialet A. T, rreth 55 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky person mund të jetë rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në afërsi të banesës, ku ky shtetas jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video