Gazetari: Një tjetër zyrtare e lartë në Kryeministri kishte punësuar sanitaren Rozeta Dobi

10 January 2023, 19:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Një tjetër zyrtare e lartë në Kryeministri kishte
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se një tjetër zyrtare që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë si Alda Klosi, zonjën Rozeta Dobi, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje.

I ftuar në SyriTV, Çollaku tha se personi në fjalë ka pasur të njëjtën pastruese, por nuk dihet nëse pasuria e saj është hetuar apo jo.

Sanitares iu gjetën në banesë mbi 500 mijë euro dhe bizhuteri floriri, por vetëm për një pjesë prej tyre ka dalë "i zoti". Sipas Çollakut, ky është një tregues se që zyrtarët e këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura.

"Një zyrtare tjetër që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë. Nuk është nga këta të dorës së tretë, por nuk di ç'të them se ç'ka ndodhur me inventarin e saj financiar në banesë, është holluar apo jo sasia e gjërave të saj i ka patur të ligjshme apo jo. Por ka patur të njëjtën ndihmëse në banesë për ta asistuar. Ky është një tregues mendoni ku jemi. Zyrtarë të këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura. Sistemi bankar është ai që i merr. Ka dhe një prag ligjor, një kufi sa para mund të mbash jashtë sistemit. 31 marsi është afati ligjor për deklarimin periodik të vitit paraardhës të pasurisë, të ndryshimeve të bëra. Edhe në këtë formularë të deklarimit jam i bindur që ka mospërputhje të mëdha", tha ai. 


Video