“Ervinit me dashuri”/ Eksperti Karamuço tregon si Rozeta Dobi i vodhi unazën e martesës

10 January 2023, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ervinit me dashuri”/ Eksperti Karamuço tregon si Rozeta Dobi
Në foto: Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka pohuar se është grabitur nga Rozeta Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij.

Karamuço ka treguar për BW se Rozeta, e cila akuzohet për vjedhjen e 120 milionë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi ka punuar për 6 muaj te familja e tij, ku më pas kuptoi se 49-vjeçarja i kishte vjedhur unazën e martesës. Eksperti shton se rasti u identifikuar falë mbishkrimit tek sendi.

“Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur.

Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”, ka thënë Karamuço.


Video