Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim pas protestës së 20 shkurtit, akuzohen për goditje të dy qytetarëve

22 February 2026, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim pas protestës së 20
Pamje nga protesta

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, janë vënë nën hetim pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së 20 shkurtit përpara Parlamentit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas kallëzuesve, Hetem Toraj dhe një i njohur i tij janë gjendur rastësisht para Parlamentit në momentin e përplasjes.

Deputetët, sipas pretendimeve, i kanë konsideruar ata si punonjës civilë policie që po arrestonin protestues dhe në këtë kontekst ka ndodhur incidenti.

Çështja tashmë është në dorë të Prokurorisë, e cila pritet të hetojë rrethanat e plota të ngjarjes.


Video