Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme te zona e Unazës së Re në Astir.
Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Makina është përfshirë nga flakët duke lëshuar një shtullungë të zezë tymi, dhe është djegur thuajse plotësisht.
Incidenti ka shkaktuar radhë të gjata në trafik.
"Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip "BMë", me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", bën me dije policia.