Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është vënë në pranga hajduti, Pieraldo Pelushi, 31-vjeçari i cili tentoi të vidhte dyqanin e telefonave dy ditë më parë.
Pelushi kishte grabitur një tjetër dyqan përpara se të mbërrinte në dyqanin e një kompanie telefonike, ku njëra nga shitëset e nxori jashtë dyqanit.
I riu përdorte pistoletë çakmak për të frikësuar shitëset në dyqanet që shkonte për të vjedhur.
Fatmirësisht, shitësja në dyqanin e kompanisë telefonike arriti të dallojë se pistoleta ishte false dhe kështu u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.