E rëndë në Vjenë/ Shqiptari ther me thikë ish-të dashurën

30 October 2023, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Vjenë/ Shqiptari ther me thikë ish-të
Plagosje në Vjenë

Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga një sulm me thikë nga ish i dashuri i saj në Vjenë mbrëmjen e së premtes. 

39-vjeçari nga Kosova ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë, sipas mediave të huaja. Gruaja ka pësuar prerje të shumta dhe plagë me thikë në shpinë dhe shpatull. Ajo u dërgua në spital për shërbim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën 

Në momentin kur një kalimtar i rastësishëm ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë, i dyshuari e ka lëshuar gruan dhe ka ikur. Zyrtarët e njësisë speciale Wega arrestuan 39-vjeçarin pranë vendit të krimit.

Autori i plagosjes ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa autoritetet austriake po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.


Video