E mori në qafë alkooli pas divorcit, detajet se si vdiq pronari i hotelit në Divjakë (EMRI)

29 September 2022, 13:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E mori në qafë alkooli pas divorcit, detajet se si vdiq pronari i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike në Divjakë ku humbi jetën 60-vjeçari Llambri Marku për shkak të asfiksisë nga tumi, pasi dhoma ku ai po qendronte në hotelin e tij u përfshi nga zjarri.

Burime bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale. Mësohet se Llambri Marku kishte vetëm tre ditë që ishte ndarë nga gruaja. Dyshohet se 60-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool dhe më pas kishte ndezur cigaren.

Por, ai me sa duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij. Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Video