Një kafkë e dekompozuar është gjetur mesditën e kësaj të premte në Berat.
Mësohet se ajo ndodhej brenda një qeseje plastike dhe ishte hedhur pranë varrezave të Burdulliasit. Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka dyshohet se i përket një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.