Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompiuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës. Sulme të tilla janë tentuar në periudha kohore, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të Shqipërisë.
Episodi i parë i dyshuar është sulmi ndaj Ministrise se Jashtme të Iranit të cilës i jane kopjuar 210 faqe materiale dhe te dhëna prej 50 terrabajt. Ky akt, sipas publikimeve në internet është kryer nga grupi i vetëquajtur “Kryengritja deri në Përmbysje”.
Në vendimin e gjykatës, për kontrollin e kampit të MEK, thuhet se ministria e Jashtme e Iranit, i ka dorëzuar notë verbale Ministrisë së Jashtme në Tiranë ku pretendon se në Manzë, janë stërvitur tri skuadra personash të arrestuar së fundi për veprime terroriste.
Vendimi i Gykatës së Posaçme për kontrolle në kampin e MEK ka ardhur pas sinjalizimeve nga partnerët jashtë Shqipërisë.
Informacion shtesë ka pasur edhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa SPAK po heton në një dosje të vetme, dy çështje të ndryshme.
Procedimi është regjistruar rreth 2 muaj më parë për veprat penale "Provokimi i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike" dhe "Keqpërdorimi i pajisjeve", të cilat dyshohet se kryhen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Anëtarët e MEK, kanë pasur veprimtari në dëm të sistemeve shtetërore të Iranit ndërkohë që provat e sekuestruara, përfshirë dhjetëra servera, laptopë, dokumente e tabletë po ekspertohen për të zbuluar aktivitetin e në të paktën 17 godina brenda kampit të MEK në Manzë.
Pikërisht pasi kuptuan se po zbulohej aktiviteti që kryhej brenda kampit, anëtarët e MEK bënë rezistencë ndaj forcave të policisë duke plagosur 15 prej tyre. Si pasojë, 6 prej personave që kundërshtuan policinë, të moshave 61 deri në 73 vjeç.
Ata akuzohen për 4 vepra penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës dhe pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Prokurori Sokol Nishani mbërriti rreth orës 11:00 të së mërkurës, (21 qershor 2023), në kampin “Ashraf 3” për marrjen në pyetje të një pjese të anëtarëve, lidhur më pretendimet e tyre për dhunë nga ana e policisë, por edhe personave që janë nën hetim, sidomos për asgjësimin e dokumenteve, të dokumentuara me pamje filmike.
Marrja në pyetje është bërë brenda kampit, por për individë të veçantë mund të ketë shoqërime edhe në Policinë e Durrësit.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr. 130, të vitit 2023, për veprat penale "Provokim i luftes", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i paisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga hetimi rezulton se:
Më datë 18.05.2023, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në Njësinë "C", Hetimi i Krimit Kompjuterik, pranë Departamentit të Policisë Kriminale si dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është referuar kallëzimi penal për veprat penale "Provokim i luftes", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i paisjeve", tě parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga ana e tyre, është referuar fakti se dyshohet se, nga organizata "MEK" (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës "MEK" në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës "MEK". Po ashtu, Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh, gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar.
Hetimi në lidhje me këtë procedimi ka filluar nga monitorimi i bërë i rrjeteve sociale nga Njësia "C"- Hetimi Krimit Kompjuterik, ku ka rezultuar se më datë 08.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" dhe me adrese https://www.aa.com.tr/en/middle-east/irans-foreign-ministry- confirms-cyberattack-but-denies-leak-of-documents/2891575#/, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon sulmin kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Ministria e Jashtme e Iranit të dielën vonë konfirmoi një sulm kibernetik në faqen e saj të informacionit, por mohoi raportet për rrjedhjen e dokumenteve dhe të dhënave. Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se faqja e informacionit të ministrisë ishte hakuar, por "masat e nevojshme" u morën menjëherë për të rivendosur faqen e internetit. Ai, megjithatë, mohoi pretendimet që qarkullonin në mediat sociale për rrjedhjen e dokumenteve dhe bazave të të dhënave si dhe hakerimin e serverëve dhe sistemeve të ministrisë. Zëdhënësi theksoi gjithashtu se informacionet dhe imazhet e publikuara në emër të Ministrisë së Jashtme të Iranit në hapësirën kibernetike janë "të rreme dhe të pabazuara". Më herët të dielën, një grup hakerësh iranianë që e quan veten "Ghiam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se kishte sulmuar serverët dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB të dhëna. Sipas raportimeve, grupi i hakerëve është i lidhur me grupin opozitar iranian me bazë në Shqipëri, Mujahideen e Khalq ("MEK"). Grupi është cilësuar si nje "organizate terroriste" nga Republika Islamike. Hakerėt publikuan një sasi të madhe dokumentesh, karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të punonjësve të ministrisë në kanalin Telegram të grupit. Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondencë midis zyrtarëve iranianë dhe evropianë mbi marrëveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin iranian Asadollah Assadi dhe punonjësin belg të ndihmës Olivier Vandecasteele. Nuk është hera e parë që ky grup hakerash pretendon sulme kibernetike në faqet e internetit që i përkasin institucioneve qeveritare iraniane. Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishte hakuar mijëra kamera sigurie, si dhe faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit".
Me date 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Iran International" dhe me adresë https://www.iranintl.com/en/202305079860, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Hacktivistët synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve të "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a. Gjithashtu në faqe kishte slogane "Vdekje Khamenei-t" dhe " "Të fala Rajavit", liderit aktual të grupit opozitar. "Në Iran po zhvillohet një revolucion i madh. Kryengritja do të vazhdojë derisa të shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar", thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllën mesditën e së dielës. "Kryengritja deri në përmbysje", tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe shërbime të regjimit. Në qershor 2022, ajo hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane të ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar të dhëna të brendshme. Hakimi vjen pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me të, duke treguar fotot e Rajavis dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të vendit. Që nga fillimi i vales aktuale të protestave në mes të shtatorit, disa grupe hakerash kanë shënjestruar faqet e internetit shtetërore dhe shërbimet online. Ata kanë nxjerrë dokumente të shumta dhe kanë prishur qindra kamera vezhgimi.. Dokumentet e zbuluara të dielën zbuluan gjithashtu përpjekjet dhe korrespondencën e vazhdueshme të Republikes Islamike me zyrtarët evropiane për të finalizuar një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Belgjikën, e cila do të lironte diplomatin iranian të burgosur Asadollah Assadi, në këmbim të punonjësit të ndihmave belg Olivier Vandecasteele. Gjykata Kushtetuese belge mbështeti një traktat të shkëmbimit të të burgosurve me Iranin në mars që mund të rezultojë në shkëmbimin e Assadit me Vandecasteele. "MEK" ndërmori një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes, duke sfiduar ekstradimin. Ish atasheu i ambasades iraniane, Asadollah Asadi, 51 vjeç, aktualisht po vuan një dënim 20 vjeçar në Belgjikë për tentativë vrasjeje dhe përfshirje në terrorizëm për rolin e tij në planifikimin e një sulmi me bombë gjatë një ngjarjeje të "MEK" pranë Parisit në vitin 2018. Asadi, i vetmi iranian Diplomati i nxjerrë ndonjëherë në gjyq në Evropë për përfshirje të drejtpërdrejtë në terrorizëm u arrestua në Gjermani, ku nuk gëzonte imunitet diplomatik gjatë kohës që ishte me pushime. Autoritetet gjermane më vonë ekstraduan Assadin në Belgjikë. Ai ishte një diplomat në ambasadën e Iranit në Austri, Forcat e sigurisë në Iran arrestuan punonjësin e ndihmës Olivier Vandecasteele, 41 vjeç, i cili ka punuar në një sërë agjencish humanitare që nga të paktën 2006. Në janar, gjyqësori i Republikës Islamike dënoi Vandecasteele, i cili u arrestua në vitin 2022, me 40 vjet burg dhe 74 kamxhik për "Spiunim dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, pastrim parash dhe kontrabandë të 500,000 dollarëve nga Irani". Irani është akuzuar për arrestimin e paligjshëm të të paktën një duzinë shtetasish të huaj dhe të dyfishtë me akuza të sajuara, efektivisht si pengje për të nxjerrë lëshime nga qeveritë perëndimore. Shumica e tyre mbahen nën akuza të rreme për spiunazh".
Më datë 18.05.2023, janë përpiluar aktet si më poshtë:
Procesverbali per kqyrjen e të dhënave në internet me emërtimin "Anadolu Ajansi" dhe me adrese https://www.aa.com.tr/en/middle-east/irans-foreign-ministry-confirms-cyberattack-but- denies-leak-of-documents/2891575#/.
Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, ku nga kqyrja e këtij artikulli rezultoi që: "Grupi në rrjetin social Telegram me emërtimin "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve të "MEK"-ut si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a".
Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin " @ghyamsarnegouni" dhe me adrese https://t.me/s/ghyamsarnegouni. Nga kqyrja në këtë grup në këtë rrjet social rezultojnë të postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit. Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin
"Justice Homeland" https://web.telegram.org/k/#@JusticeHomeland…