Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Subjekti ndërtues i pallatit në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Tiranë ku humbi jetën sot 28-vjeçari Adrian Fejzullahi është shoqëria “Andi Konstruktion" shpk i cili nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën.
Miha rezulton të jetë dhe nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve.
Detyra e tij është që të marrë pjesë në mbledhjet e përgjithshme dhe të bordit drejtues në mungesë të kryetarit.
Po kështu Latif Miha është kandidat i Këshillit Kombëtar të Punës dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore./VoxNews