Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Murqinë të Krujës

27 November 2025, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë

Qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Murqinë, Krujë ndodhet nën ujë pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ndërkohë edhe një prej lagjeve të këtij fshati ka mbetur e izoluar pasi niveli i ujit në rrugë ka shkuar 40 cm.

Në vitet e kaluara kur vendi është përballur me situata të tilla, banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar me gomone, teksa në raste të veçanta është dashur edhe ndërhyrja me helikopter.


Video