BKH "shkund" Kadastrën, a iu mor telefoni drejtoreshës së ASHK-së? (Në 'sitë' drejtues dhe zyrtarë të lartë)

6 July 2026, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BKH "shkund" Kadastrën, a iu mor telefoni drejtoreshës
Lorena Goxhobelli

Byroja Kombëtore e Hetimit (BKH), ka zbarkuar në ASHK ku po heton disa drejtues dhe zyrtarë në disa qytete të vendit pas dyshimeve për një skemë të organizuar korrupsioni që lidhet me tjetërsimin e pronave, legalizime të paligjshme apo bashkëpunim me grupe kriminale.

Në disa media doli se i është sekuestruar telefoni drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhobelli, burime për Vox News thanë se nuk është e vërtetë. Madje burimet shtojnë se agjentët e BKH-së as nuk kanë kryer kontroll në zyrën e Kryeregjistrueses.

Vox News ka mësuar se BKH është instaluar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ditën e premte me orë të tëra.

Nën hetim janë zyrtarë dhe ish-drejtorë të cilët mund të kenë favorizuar regjistrimin e pronave në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë, sipas informacioneve SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe toke në zonën e Livadhit në Himarë dhe pritet të ketë edhe aksione të tjera në vijim.

Vatrat kryesore të korrupsionit dyshohet se ndodhen në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.

Prokurorët e posaçëm po hetojnë ndikimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për lehtësimin e pastrimit të parave duke tjetërsuar pasuritë e paligjshme dhe duke investuar në sektorin e ndërtimit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video