Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, ja për çfarë pritet të pyetet!

1 August 2025, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, ja për çfarë pritet

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur votat.

Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.

Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.

Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.


Video