Apartament e garazh/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e të dënuarit me 10 vite për drogë

15 July 2026, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Apartament e garazh/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të qytetarit A.A., i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nxjerrë në pah se të ardhurat e ligjshme të A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë pasuritë e krijuara.

Sipas Prokurorisë, analiza financiare dhe akti i ekspertimit kontabël kanë evidentuar një disproporcion të dukshëm mes të ardhurave të deklaruara dhe investimeve të kryera në pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi nuk kishte mundësi financiare për të realizuar këto investime me burime të ligjshme.

Në përfundim të hetimit pasuror u vlerësua se pasuritë plotësojnë kriteret ligjore për sekuestrim, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, vepër e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Çfarë u sekuestrua

-një apartament 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m², i ndodhur në një kompleks multifunksional në rrugën “Xhanfize Keko”;

-një apartament 2+1 me sipërfaqe 87.9 m², si dhe një garazh 16 m² në katin -2 të një kompleksi multifunksional në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli”.

Prokuroria thekson se hetimet pasurore synojnë identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal, në përputhje me legjislacionin për parandalimin dhe goditjen e pasurive me origjinë të paligjshme.


Video