Alban Dokushi rikthehet si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës!

3 Qershor 2026, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX


Gjykata Administrative e Apelit ka vulosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, pasi rrëzoi si të paligjshëm vendimin për shkarkimin e tij.

Dokushi mban një rol kyç jo vetëm në administratën lokale, por njihet edhe si krahu i djathtë i ish-kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Ai ishte pranë Veliajt gjatë paraqitjes së tij në SPAK para arrestimit, si dhe u bë i pari person që e vizitoi atë në ambientet e paraburgimit te 313-ta, menjëherë pas ndalimit më 10 shkurt.


Video