Aksion blic i forcave speciale në Vlorë, shoqërohet një person i rrezikshëm

16 February 2025, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion blic i forcave speciale në Vlorë, shoqërohet një
Foto ilustruese

Forcat speciale kanë ndërmarrë një operacion të shpejtë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një person i dyshuar është shoqëruar nga policia.

Ky operacion është kryer për kapjen e personave me precedent kriminal, persona në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura!

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, aksioni ka zgjatur vetëm disa sekonda, me forcat speciale të armatosura dhe të maskuara që kanë vepruar me efikasitet të plotë.

Dyshohet se i shoqëruari është një person i rrezikshëm, ndaj edhe ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe e koordinuar. Detaje të mëtejshme priten nga autoritetet, ndërsa aksioni vijon ende.


Video