Aksident tragjik në Lezhë, makina që drejtohej nga një i mitur përplas për vdekje një person

11 May 2023, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Lezhë, makina që drejtohej nga një i
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Lezhë ku një 63 vjeçar ka humur jetën pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i mitur. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale F.L.

Burime bëjnë me dije se ai po drejtonte një motoçilletë në momentin kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga i mituri. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën në vendin e quajtur ‘Ishull Lezhë’.

Policia ndodhet në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin e rëndë.


Video