Aksident tragjik në aksin Fier–Seman, humb jetën një 65-vjeçar

29 April 2026, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident tragjik në aksin Fier–Seman, humb jetën një

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në aksin rrugor Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim.

Një automjet është përplasur me një biçikletë dhe, si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Video