Aksident në Shkodër, automjeti përplas të 11-vjeçaren që lëvizte në këmbë!

3 August 2024, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër, automjeti përplas të 11-vjeçaren
Ambulanca

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, ku një automjet ka përplasur një 11-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video