Aksident me vdekje në Laç-Fushë Mamurras, humb jetën shoferi 43-vjeçar

10 June 2024, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Laç-Fushë Mamurras, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në orën 2:00 në aksin rrugor “Laç-Fushë Mamurras”, ku ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar.

43-vjeçari K.M dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shoferi nga Bushnesh i Krujës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video