Aksident me vdekje në Fier-Lushnjë, ndërron jetë 34-vjeçari

19 June 2026, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Fier-Lushnjë, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një aksident.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Vajkan, në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.M., po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt. Si pasojë ndërroi jetë 34-vjeçari, drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Video