Katër ditë më parë është inaguruar mozaiku i restauruar i Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”.
Mozaiku u përfshi në një proces restaurimi mundësuar falë programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Restaurimi kërkoi dy vjet kohë. Sapo “hedh sytë” nga ndërtesa lehtësisht shihen 13 figura të paraqitura në disa grupime.
Ajo që bie në sy është që tashmë në figurë nuk shihet më ylli komunist dhe po ashtu është hequr libri i proletarit në dorën e një prej figurave.
Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë u ndërtua në vitin 1981 nga 5 artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët ndër vite kanë theksuar se mozaiku duket të qëndrojë për vlera artistike dhe kujtesën historike në këtë muze.
Prej kohësh, ishte degraduar me pjesëza gurësh që i kishin rënë. Por vetëm pak vite më parë u mor përsipër reztaurimi i tij, me fondet e Bashkimit Europian.
Por a duhet gjithmonë investime nga BE që të modifikohen veprat shqiptare dhe për t’i përmirësuar ato?