50-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij në Devoll. Dyshimet e policisë

24 August 2024, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
50-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij në
Bilisht

Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Devolll.

Policia lokale njoftoi se shtetasi i identifikuar si N.Sh. është gjetur sot rreth orës 8:00 në shtëpinë e tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.


Video